I ftuar në Mbrëmje ABC me gazetaren Mirela Milori, ka qenë i ftuar Tomorr Alizoti. Alizoti bëri një analizë dhe komentoi kushtet gjermane për negociatat të vendosura ndaj Shqipërisë dhe krizën politike në vend. Alizoti u shpreh se Gjermania është e qartë për politikën shqiptare e cila sipas tij është “mizerabël”, “… por ata duan të ndihmojnë popullin shqiptar“, tha ai. Më tej Alizoti tha se Shqipëria ndodhet në një pozicion gjeo-politik të favorshëm për kufirin e Europës pasi BE nuk do të lejojë Shqipërinë nën influencat ruse.
Pjesë nga biseda në studio:
Mirela Milori: Kemi një letër të përbashkët të zyrtarëve të lartë të bashkimit europian, duket se kërkojnë të hapet drita jeshile për negociatat me RMV dhe Shqipërinë, vjen përpara datave 17-18 tetor, duket si një shtysë që vjen drejt një vendimi, si e shihni këtë lëvizje të diplomacisë europiane?
Tomorr Alizoti: Gjermania ka dashur ti hapë negociatat. Këtu bëhet fjalë për Shqipërinë, ata duan që të mos e lënë Shqipërinë nën influencat ruse etj… pra duan që Shqipëria të jetë një paketë strategjike. Në lidhje me kushtet që kanë vendosur ato janë shumë dominante dhe vendimtare. Jam i mendimit që duke qenë në europë Shqipëria mund ti zbatojë më mirë kushtet se sa duke qenë jashtë saj.
Gjermanët janë të qartë që qeveria shqiptare dhe politika shqiptare aktuale është mizerabël, e inkriminuar, por nuk duhet të ndëshkohet populli. Ata e kanë thënë që duhet ndihmuar shqipëria. Fjalimi i Edi Ramës në kuvendin e sotëm mund të ketë qenë nga fjalimet më të shëmtuara dhe më banal.
Mirela Milori: Letra e mbasdites së sotme e nisur nga zyrtarët europian, heshtja e Francës që e shtyn me 1 javë vendimin, sforcoja e madhe e gjermanisë duke dhënë 2 kushte deri në pranverë, 7 të tjera etj, e gjithë kjo suazë a tregon se po bëhet një sforco që ne të marrim një po për hapjen e negociatave?
Tomorr Alizoti: Ata duan ta ndihmojnë shqipërinë por shqipëria nuk ka plotësuar kushtet. Por si pozicion gjeo-politik dhe strategjik, për të mbyllur kufirin e Europës është dhe Ballkani ku gjendet dhe Shqipëria, gjë që është një fat i mirë për ne.
Mirela Milori: Si e lexoni heshtjen e Francës?
Tomorr Alizoti: Unë shpresoj për një po por kam frikë se Franca mund të shprehet kundër, sepse në të vërtetë europa ka krizën e saj të brendshme.
Mirela Milori: Kryeministri kërkoi sot në parlament që reforma zgjedhore me rekomandimet e OSBE/ODIHR të miratohet brenda vitit me ose pa opozitën. Dialogun në distancë mes Bashës dhe Ramës në çfarë realiteti e shihni ju?
Tomorr Alizoti: Të negoxiosh me Ramën është shumë e vështirë. Opozita PD ka nxjerrë disa argumente për vjedhje votash, a mund të ulet opozita në një tryezë ku ka bërë një betejë për hir të moralit… unë mendoj që jo.
Mirela Milori: Duket se ka trysni ndërkombëtare për tu futur opozita jashtë parlamentare në institucion, mendoni se do të ketë zgjedhje të parakoshme për të rifutur opozitën brenda institucioni?
Tomorr Alizoti: Unë mendoj se duhet të ndodhi, shqipëria do te këtë stabilizim ekonomik dhe politik. në momentin që krimi i organizuar merr krahë atëherë ndodh sepse nuk ka stabilitet politik./abcnews.al