Kondicioneri i katit të 8-të “dogji” pallatin në Tiranë, banorët në pritje, vijon puna për vlerësimin e strukturës së tij

schedule11:44 - 16 Shtator, 2023

schedule 11:44 - 16 Shtator, 2023

Banorët e pallatit të djegur dy ditë më parë nuk lejohen që të futen në banesat e tyre.

Gazetarja Gerta Vasku raporton për ABC News se këtë të shtunë policia ka vendosur një perimetër sigurie ku nuk lejohet që banorët të afrohen afër pallatit për shkak të rrezikshmërisë që paraqitet nga rënia e inerteve nga katet e djegura të pallatit.

Ndërkaq në lidhje me këtë punonjësit e bashkisë ndodhet aty për të pastruar zonën përreth. Ndër të tjera mësohet se në të gjithë pallatin jetojnë 69 banorë dhe një pjesë e tyre që jetojnë në shkallën ku nuk ka pasur djegie janë lejuar që të futen në shtëpitë e tyre ndërsa 43 familje vijojnë që të jenë në pritje të përgjigjes nga ekspertët nëse struktura e pallatit nuk është dëmtuar.

Nga ekspertiza paraprake dyshohet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar një shkëndijë elektrike në kondicionerin e katit të tetë dhe më pas flakët janë përhapur për shkak të polesterolit ku janë shkrumbuar 3 banesa dhe janë dëmtuar edhe 12 banesa të tjera./abcnews.al