Ashtu si në kampionatin gjerman të futbollit dhe ai francez do të hapë këtë javë të kampionatit me një super sfidë, teksa në mitikun, “Parc des Princes”, vendasit e Paris Saint-Germain do të ndeshen me skuadrën e Nice, në përballjen e parë të javës së 5-të të Ligue 1.
Përsa i përket formacioneve, tekniku spanjoll, Luis Enrique i ka rreshtuar “parisienët” e tij me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë nuk ka si të mungojë “gardiani” italian, Gianluigi Donnarumma. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Achraf Hakimi e Lucas Hernandez, ndërsa qendra mbulohet nga Danilo Pereira e Milan Skriniar. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshe Carlos Soler-Vitina-Zaire Emery, ndërsa “tridenti” i sulmit përbëhet nga Kylian Mbappe, Ousmane Dembele e Gonçalo Ramos.
Në krahun tjetër, tekniku italian Francesco Fario e ka rreshtuaar skuadrën e tij po me formacionin 4-3-3, ku në portë është vendosur Marcin Bulka e para tij në mbrojtje Bard, Dante, Jean-Clair Todibo e Lotomba. Në mefushë janë pozicionuar Kephren Thuram, Sanson e Ndayishimiye, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Sofiane Diop, Terem Moffi e Gaetan Laborde. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: