U turpërua në Champions, Van Dijk: S’ka nevojë për panik!

schedule18:36 - 3 Tetor, 2019

schedule 18:36 - 3 Tetor, 2019

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, konsiderohet si më i miri në botë në rolin e tij, por në takimin djeshëm në Champions League përballë Salzburg, bëri një ndeshje shumë të dobët. Madje, në golin e parë të miqve, sulmuesi Chan e turpëroi brenda zonës, duke e shmangur me shumë lehtësi dhe duke shënuar.

Gjithsesi, holandezi mendon se nuk ka aspak nevojë për panik. Për “Liverpool Echo”, Van Dijk u shpreh: “Të gjithë presin të bëjmë diçka të gabuar dhe të fokusohen vetëm te gjërat negative.

Por ne si futbollistë nuk duhet t’i shikojmë aspak dhe të ecim përpara. Nuk ka nevojë për panik apo për t’u stresuar, jemi një skuadër shumë më e fortë se vjet. Në fund morëm tri pikët dhe kjo gjë ka më shumë vlerë se të gjitha”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!