E rëndë në SHBA, foshnja vdes pasi dadoja e la në makinë për 6 orë

schedule08:39 - 15 Shtator, 2023

schedule 08:39 - 15 Shtator, 2023

Policia në SHBA ka arrestuar një grua 40-vjeçare që la një foshnjë 11-muajshe në një makinë për gjashtë orë në Virxhinia, duke shkaktuar vdekjen e saj. Hetimi i policisë që çoi në arrestimin e 40-vjeçares Kristen Graham filloi pasditen e së martës kur ajo u lajmërua për një foshnjë të vdekur.

Kur policia gjeti 40-vjeçaren, e cila ishte kujdesur për foshnjën, ajo u tha se gjithçka nisi në orët e para të së njëjtës ditë pasi një shoqe e saj e kishte telefonuar. dhe i kërkoi një paketë cigare sepse ajo po kujdesej për një të moshuar dhe nuk mund ta linte.

Më pas, rreth orës 8 të mëngjesit të së martës, Graham u kthye në shtëpinë e saj, mbylli xhamat e makinës së saj dhe la fëmijën dhe qenin brenda ndërsa temperatura ishte 31 gradë Celsius.

Sipas policisë, dadoja 40-vjeçare ra në gjumë dhe u zgjua pasi mori një telefonatë diku midis orës 14 dhe 14:30 të së martës. Vetëm atëherë ajo shkoi në makinë dhe pa që edhe foshnja edhe qeni nuk ishin më të gjallë.

Deri më tani, 40-vjeçarja akuzohet për pakujdesi, por ka mundësi që akuza ndaj saj të kalojë në vrasje.

/abcnews.al