Buzëqesh Pioli, Giroud rikthehet në stërvitje dhe bëhet gati për derbin e Milanos

schedule08:07 - 15 Shtator, 2023

schedule 08:07 - 15 Shtator, 2023

Olivier Giroud është rikthyer të enjten në stërvitje me Milanin, dy ditë para derbit kundër Interit.

Lajmi është bërë i ditur nga media italiane “Calciomercato.com”. Një lajm i mirë për Piolin, i cili mund të mbështetet te sulmuesi francez.

Ai e ka nisur sezonin në formë të mirë, duke shënuar katër gola dhe dhënë një asist në tre ndeshjet e para.

Sa i përket lojtarëve të tjerë, Pier Kalulu nuk është në dispozicion të grupit dhe shumë shpejt do të bëjë disa analiza mjekësore për të ekzaminuar dëmtimin e muskujve që ai pësoi në fillim të kësaj jave./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!