Policia vullnetare në mbështetje të policisë së rendit

schedule15:38 - 3 Tetor, 2019

schedule 15:38 - 3 Tetor, 2019

Qytetarët mund të ndihmojnë Policinë e Shtetit përmes asaj që do të quhet policia vullnetare. Në këtë mënyrë mund të kontribuohet për zgjidhjen e konflikteve në komunitet. Projektligji që ka hyrë në fuqi me vendim të Këshillit të Ministrave.

Edhe pse do të jenë policë vullnetarë, përsëri do kenë një shenjë dalluese nga pjesën tjetër policisë. I gjithë personeli i policisë vullnetare do të jetë i certifikuar në Akademinë e Sigurisë, si edhe për t’u bërë pjesë ata nuk duhet të këtë rekorde kriminale në ta kaluarën  tyre.

Numri dy i Ministrisë së Brendshme Romina Kuko theksoi se policët vullnetarë nuk do të mund të arrestojnë persona apo të kryejnë hetime. Prioritet e policisë vullnetare janë tubimet, angazhimet sportive festive dhe menaxhimi i fatkeqësive natyre.

Të rinjtë të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që kanë mbaruar shkollën e mesme mund të bëhen pjesë e policisë vullnetare. Disa prej tyre të pyetur nga ABC Neës, nuk kanë një ide të qartë se si do të funksionojë kjo nismë e re.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është përgjegjëse për ruajtjen e privatësisë së policit vullnetar./ABC News Albania 24/7