Policia e Shtetit finalizoi me sukses një megaoperacion që çoi në pranga 233 shpërndarës droge. Më operacion morën pjesë 3 mijë efektivë të Policisë së Shtetit, dhjetëra makina dhe helikopter.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga superoperacioni.
Në këtë megaoperacion është bërë i mundur shkatërrimi i 23 grupeve kriminale që vepronin në qytetet si Tiranë, Vlorë, Elbasan, Durrës dhe në Korçë.
Ministri Balla shkruan se kjo është një provë tjetër e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri.
Ai shton se është i sigurtë që prindërit dhe familjet shqiptare sot vlerësojnë Policinë e Shtetit, por edhe presin goditje sistematike ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe të forcojë rolin e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunitet.
Postimi i Ballës:
?? Mirënjohje për seicilin prej 3000 forcave të POLICISË SË SHTETIT të angazhuara në superoperacionin që çoi në pranga 233 shpërndarës droge, të cilët kishin në shënjestër të veprimtarisë së tyre kriminale nxënësit e shkollave. Pas një hetimi të imtësishëm e mbledhjeje të provave janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve, ndërkohë që kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri?
Jam i sigurtë se prindërit dhe familjet shqiptare sot vlerësojnë Policinë e Shtetit, por edhe presin goditje sistematike ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe të forcojë rolin e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunitet????? /abcnews.al


