Daci: Fati i Belerit nuk është i qartë pa vendimin e Apelit, Greqia e teproi me ndërhyrjet në këtë çështje

schedule13:35 - 14 Shtator, 2023

schedule 13:35 - 14 Shtator, 2023

Avokati Jordan Daci në një lidhje për “Tirana Live” ka dhënë detaje në lidhje me mbylljen e hetimeve dhe gjykimin për dosjen e Fredi Belerit, kandidati i zgjedhur si kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet e 14 majit.

Daci është shprehur se se në lidhje me ecurinë që ka pasur çështja e shef sit ë pamundur pushimin e saj, pasi dhe vete Beleri i është drejtuar disa herë gjykatës për ndryshim të masës së sigurisë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se fatkeqësisht në vendin tonë prej vitit ’90 ka pasur shumë krime zgjedhore ndaj në rastin e Belerit është forcuar më shumë politika penale në këtë drejtim.

Kërkesa më e bindshme është dërgimi në gjyq dhe e shikoj të pamundur pushimin, pasi i është drejtuar disa herë gjykatës për ndryshim të masës. Askush nuk duhet që të kënaqet nga dënimi i një kandidati për kryebashkiak, dhe shpresoj që zotëria që të marrë drejtësi dhe nga ana tjetër ka një disfavor sepse Shqipëria nga ’90 deri më sot është përballur me krim zgjedhor dhe që nuk janë denuar dhe politika penale këtë herë është më e ashpër sesa një politikë normale nëse do të ishte në një moment tjetër.  E sigurtë është se nëse do të shpallet fajtor do të marrë më shumë seç parashikon dispozita dhe nëse nuk shpallet fajtor është problematikë përsa i përket kodit zgjedhor. Qeveria nëse do të bënte ndonjë lëvizje ai mund të humbte mundësinë për të qenë kandidat. Ne nuk do ta kemi të qartë as fatin e Belerit as të zonës pa vendimin e Apelit. Në këtë çështje nuk kemi të bëjmë më një numër të madh provash ndaj çështja mund të mbyllet me dy tre seanca”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Greqia e ka tepruar me ndërhyrjet e saj përsa i përket çështjes së Belerit pasi sipas tij drejtësia shqiptarë edhe pse ka probleme është e pranuar nga BE.

Ndërsa në lidhje me reagimin e DASH ai ka theksuar se kishte dy mesazhe një për Athinën që e ka tepruar me reagimit dhe një për gjykatën në lidhje me vendimin për Belerin.

Gjykata në seancën paraprake siç është sot nuk vendos për fajësinë apo përfaqësinë por nëse është apo jo gjykimi i çështjes. E shikoj të pamundur thuajse që gjyqtari i kësaj seance të ketë një gjykim ndryshe nga të tjerët. Kjo është një çështje që nuk varet nga Shqipëria dhe nuk mendoj se jo vetëm Fredi por askush nga ne nuk është aq i fuqishëm për të prishur marrëdhëniet me një vend fqinj.  

Ndërhyrjet e Greqisë nga pikëpamja diplomatike e ka kaluar masën ne jemi mësuar me retorikë të ashpër me njëri tjetrin, por tashmë shqiptarët nuk i kanë më mosmarrëveshjet me grekët., deklarata e DASH është ajo që jep atë që duhet të jetë se kjo është një çështje që i përket Shqipërisë, pasi dhe pse ka probleme sistemi i drejtësisë në vendin tonë është i pranueshëm nga BE. Ne e kemi në masë përdorimin e paraburgimit dhe është një standard i ndjekur prej vitesh dhe është lënë në fuqi edhe nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Mund të ishte parë një tjetër mundësi në arrest shtëpia apo gjykim të lirë por është gjykata që e merr vendimin. DASH ka dhënë dy mesazhe Greqisë që duhet të jetë më e matur në atë që thotë dhe gjykatës sonë në lidhje me vendimin”, ka thënë ai. /abcnews.al