Ukraina pretendon se Koreja e Veriut po furnizon Rusinë me municion

schedule07:17 - 14 Shtator, 2023

schedule 07:17 - 14 Shtator, 2023

Ukraina po pretendon se Koreja e Veriut tashmë po furnizon Rusinë me municion.

“Mund të themi se bashkëpunimi vazhdon mes Koresë së Veriut dhe Rusisë”, tha Andrii Yusov, përfaqësues i Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës, në një intervistë me mediat ukrainase të mërkurën. Ai shtoi se një informacion i tillë mes vendeve është duke u përgjuar dhe regjistruar.
Yusov theksoi se kërkesat ruse janë kryesisht për predha për artileri dhe MLRS, duke iu referuar raketave. “Ky është një faktor i rëndësishëm që do të ndihet në fushën e betejës, për fat të keq”, tha ai duke shtuar se Ukraina po punon për një reagim të duhur ndaj një bashkëpunimi të tillë.

Yusof nuk dha asnjë provë se Koreja e Veriut tashmë po furnizon me armë Rusisë dhe as CNN nuk ka verifikuar ndonjë furnizim të tillë. Komentet vijnë pasi zyrtarët e Shteteve të Bashkuara paralajmëruan se Rusia dhe Koreja e Veriut mund të bëjnë një marrëveshje që mund të bëjë që Pheniani të sigurojë armë për Moskën.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidenti Vladimir Putin u takuan të mërkurën në Lindjen e Largët të Rusisë. Më pas, Putin u pyet nëse ai diskutoi bashkëpunimin ushtarak-teknik me Kim. Ai pranoi disa kufizime në fuqi por shtoi se ka zona të hapura për diskutim dhe shqyrtim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!