Një vrasës i dënuar me burgim të përjetshë,m i cili u arratis nga burgu në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është arrestuar sërish nga autoritetet.
Danelo Cavalcante 34 vjeç u arratis nga burgu në qarkun Chester më 31 gusht duke u ngjitur në një ngushticë mes dy mureve me këmbë dhe me duar.
Pas publikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, mediat ndërkombëtare shkruajtën se ai ishte larguar si një gaforre.
Pas kapjes së 34-vjeçarit të arratisur, Guvernatori i Pensilvanisë deklaroi se policia kishte arritur ta arrestonte atë pa pasur nevojë që të kishte të shtëna.
Në momentin e arrestimit, Danelo Cavalcante po flinte mbi një lëndinë me bar dhe mbante shtrënguar pushkët e tij që kishte vjedhur përpara se të arratisej.
Policia deklaroi në konferencën e saj për shtyp se i arratisuri kishte tentuar te kërkonte ndihme nga motra e tij. Autoritetet deklaruan se po deportojnë motren e autorit, pasi ajo po qëndronte ilegalisht ne SHBA.
34 vjeçari Danelo Cavalcante ishte burgosur pasi kishte vrarë me thikë të dashuren e tij në menyre mizore përpara fëmijëve të saj të vegjël në prill të vitit 2021.
Pas arratisjes se tij, autoritetet paralajmëruan banorët që të mbanin mbyllur dyert e shtëpive te tyre, ndërsa pezulluan edhe mësimin në disa shkolla pranë zonës së burgut.
34 vjeçari u pikas disa herë nga kamera të ndryshme sigurie në zonë përgjate këtyre dy javëve, ndërsa policia kishte ofruar 25 mijë dollarë shpërblim për këdo që kishte informacion.
Danelo Cavalcante ishte në kërkim edhe nga autoritetet ne Brazil për shkak të një vrasje të kryer në vitin 2017./abcnews.al


