Selena Gomez: Si hyri në mënyrë klandestine në SHBA familja ime

schedule13:19 - 3 Tetor, 2019

schedule 13:19 - 3 Tetor, 2019

“Në vitet 1970 tezja ime kaloi kufirin përmes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e fshehur në pjesën e pasme të furgonit. Pastaj pasuan gjyshërit dhe babai im lindi në Teksas pak më vonë.”

Selena Gomez, në një editorial për “Time”, tregon se si familja e saj hyri ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

“Emigracioni shkon përtej politikës, është çështje njerëzimi, ka të bëjë me njerëzit e vërtetë dhe shkatërron jetën e vërtetë”.

“Në 1992 unë linda si një qytetare amerikane falë guximit dhe sakrificës së familjes time. Imigrimi i paligjshëm është një temë për të cilën unë mendoj çdo ditë. Asnjëherë nuk harroj se sa me fat isha që linda në këtë vend, falë familjes time dhe rrethanave. Kur shoh zemërimin që është në mediat sociale kam frikë për vendin tim, “vazhdoi ajo. “Mënyra se si i qasemi imigracionit dëshmon për njerëzimin tonë, empatinë tonë, dhembshurinë tonë. Mënyra se si ne e trajtojmë fqinjin tonë si qenie njerëzore përcakton se kush jemi”.

“Unë nuk pretendoj të jem eksperte dhe jam e vetëdijshme se ne kemi nevojë për rregulla, por duhet të kujtojmë se vendi ynë u krijua nga njerëz të ardhur nga vendet e tjera. Çdo individ ka një histori komplekse, e cila nuk mund të zvogëlohet në një slogan”.

Selena Gomez është gjithashtu një producente e “Living Undocumented”, një seri që tregon jetën e tetë familjeve emigrante që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe që rrezikojnë të dëbohen. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!