Putin: Bisedimet me Kim Jong Un, produktive dhe të sinqerta

schedule16:28 - 13 Shtator, 2023

schedule 16:28 - 13 Shtator, 2023

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka quajtur të frytshme dhe të sinqerta bisedimet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Fillimi është i mirë dhe shumë produktiv. Pati një shkëmbim shumë të sinqertë të pikëpamjeve për situatën në rajon dhe për marrëdhëniet dypalëshe,” tha Putin në një intervistë për programin 60 Minutes, shkruan Tass.

Ai vuri në dukje në të njëjtën kohë se Moska dhe Pekini “pësuan humbje të mëdha nga pandemia COVID-19, kur Koreja e Veriut ishte praktikisht e mbyllur për botën e jashtme”.

Putin theksoi se Rusia dhe Koreja e Veriut kani kanë “mjaft projekte me interes”.

“Për shembull, gjëra të tilla vijnë në mendje si transporti dhe logjistika – domethënë hekurudhat dhe rrugët automobilistike, rihapja e portit detar, ku mund të krijohet një trekëndësh shumë i mirë logjistik: një hekurudhë, një port detar dhe një autostradë për në Kinë. Këtu është e mundur të rriten shumëfish vëllimet e transportit, gjë që është shumë e rëndësishme në përgjithësi”, shpjegoi Putin.

Ai shtoi se ka folur me Kim Jong Un për zhvillimin e bujqësisë.

“Ne ofrojmë ndihmë humanitare për atë vend, por përveç ndihmës humanitare, ekziston një mundësi që thjesht të punojmë së bashku në baza të barabarta dhe perspektivat këtu nuk janë aspak të këqija”, tha Putin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!