Dogji një sipërfaqe me pemë frutore, arrestohet 51-vjeçari në Elbasan

schedule15:19 - 13 Shtator, 2023

schedule 15:19 - 13 Shtator, 2023

ELBASAN- Një 51-vjeçar nga Elbasani është arrestuar për zjarrvënie. Ai kishte ndezur zjarr për djegien e barishteve, në tokën që e kishte në ruajtje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe me pemë frutore.

Pas shoqërimit në komisarit 51-vjeçari do merret në pyetje për rastin.

Ky nuk është një rast i izoluar në vendin tonë. Konkretisht, gjatë stinës së verës, ka pasur shumë persona të arrestuar, të cilët nga pakujdesia kanë djegur sipërfaqe të tëra me pyje, ara të mbjella me grurë dhe shkurre.