Arijanet Muric ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Rumanisë duke bërë shumë pritje.
Padyshim momenti më i veçantë për Aron ishte minuta e 59-të e ndeshjes, kur tregoi se është një portier i kalibrit të lartë pasi priti penalltinë e kapitenit vendas Nicolae Stanciu.
Por ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës ka pasur shumë tensione duke u ndërprerë për 50 minuta.
Tifozët rumun bën thirrje nacionaliste dhe raciste si ‘Kosova është serbi’ dhe shfaqën një banderolë të madhe me të njëjtin mesazh.
Kjo bëri që futbollistët e Kosovës mos të pranojnë të luajnë pa u larguar këto banderola.
Aro Muric ishte i zemëruar me ta pasi huliganët rumun nuk u ndaluan në asnjë moment ofendimet dhe në minutën e 81-të i përshëndeti ata dhe thirrjet e tyre raciste me gjest që mund ta shihni në videon e mëposhtme./ h.ll/abcnews.al
Muric to Romania’s fans#twitterclarets #Kosovo pic.twitter.com/Mv03x7HY8T
— Muric?? (@kosovo_49) September 13, 2023