Shantazh gruas me fotot intime

schedule18:24 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 18:24 - 22 Dhjetor, 2017

Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Gëzim Shkurtin, të arrestuar të mërkurën për akuzën e “gjobëvënies”. 30 vjeçari Shkurti u arrestua të mërkurën. Ai u kallëzua nga një grua së cilës i kishte kërkuar 2 mijë euro në këmbim të mospublikimit në internet të disa fotove intime të saj. Në kallëzimin e bërë në 16 dhjetor gruaja ka prentenduar se Shkurti e ka mbajtur nën terror përmes disa adresave fiktive në rrjetet sociale. Pas vendimit të Krimeve të Rënda 30 vjeçari nga Laçi do të hetohet për akuzën e “shtërngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!