Shqiptarja fiton 10 mijë dollarë për fustanin e nusërisë krijuar me letra higjienike

schedule09:52 - 3 Tetor, 2019

schedule 09:52 - 3 Tetor, 2019

Një shqiptare ka fituar çmimin e parë për fustanin më të bukur të nusërisë krijuar me letër higjienike të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fustani i quajtur “Celestial Rose” ka fituar çmimin prej 10 mijë dollarësh në 15 vjetorin e “Annual Toilet Paper Ëedding Dress”, ndërsa vendi i dytë mori 5 mijë dollarë dhe i treti 2500 dollarë.

Për të krijuar këtë fustan shqiptares iu deshën 48 rrulonë me letër higjenike dhe 400 orë punë.

Mimoza Haska, e cila banon në Karolinën e Jugut, ka marrë pjesë në konkurs shtatë herë, ndërsa vitin e kaluar ajo zuri vendin e tretë. /abcnews.al