Data 11 shtator ka shënuar dhe përfundimin e fazës së regjistrimeve në ciklin universitar në Shqipëri.
Në një lidhje me “Shqipëria Sot”, gazetari Elton Nika ka zbuluar se në Universitetin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë, të paktën nga shifrat që kemi marrë janë 3 degë, të cilat janë në kuotën zero të regjistrimeve, dega e kimisë, dega e fizikës dhe e gjuhës italisht, të cilat nuk kanë pasur asnjë regjistrim. Si pasojë, këto programe mësimore me shumë mundësi nuk do të hapen për këtë vit akademik 2023-2024.
Sakaq, në kuota mjaft problematike dhe drejt një rreziku për mbyllje është dhe dega e matematikës, e cila ka pasur deri në këto momente vetëm 4 të regjistruar.
Ndërkohë, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, gazetarja Edisona Skënderi ka deklaruar se rrezikojnë të mbyllen tre degë në ciklin Bachelor, Gjeografisë dhe gjuhës italiane, histori dhe gjuhë gjermane, fizikë kompjuterike.
Në tre vitet e fundit asnjëri nga këto programe nuk ka pasur interes nga maturantët për t’u regjistruar dhe për ta ndjekur si program studimi. Ndaj mendohet se gjatë këtij viti të mbyllen këto programe./abcnews.al