EMRI/ Mashtroi një grua duke i marrë 270 mijë euro, arrestohet 53 vjeçari i dënuar me burg

schedule11:05 - 12 Shtator, 2023

schedule 11:05 - 12 Shtator, 2023

Një 53 vjeçar është arrestuar këtë të martë nga policia e Tiranës pasi akuzohet për mashtrim. Policia njofton se 53 vjeçari Andi Alimehmeti i ka marrë një shtetasje shumën prej 270 mijë eurosh me premtimin se do ta bënte atë bashkëpunëtore në një agjensi turistike që kishte në pronësi të tij.

Pas marrjes së informacioneve për vendndodhjen, policia bëri të mundur ndalimin e tij në Pezë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën “Mashtrimi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al