Se sa intensive ishin reshjet e sjella nga stuhia “Daniel” në Greqinë fqinje e tregojnë më së miri disa foto të shkrepura në luginën e Tempe-s.
Mediat në vend kanë publikuar pamje të një ure të varur, para dhe pas nisjes së shirave. Dhe, siç shihet nga pamjet, ura është thuajse e zhdukur nga prurjet e shumta.
Kjo do të thotë se ujërat janë ngritur deri në 18 metra në lartësinë ku ndodhet edhe ura e varur e Tempe-s.
Megjithatë, siç sqaroi kryetari i bashkisë, Giorgos Manolis, ura e varur e këmbësorëve “po qëndron aty aktualisht.
“Shpresoj që të mbetet kështu”.
Në të njëjtin vend ndodhet edhe kisha e Shën Paraskevisë, e cila u mbulua nga ujërat që kalonin nëpër luginën e Tempit, siç tregohet në fotot e publikuara.
Ndërkohë, mediat raportojnë se për fat të mirë, niveli i ujit në lumin Pinios tregon tendencë për t’u tërhequr në orët e fundit.