Paul Pogba humbi ndeshjet kundër Leicester dhe West Ham në kampionat dhe Astanës në Europa League për shkak të një dëmtimi, teksa u rikthye përballë Rochdale dhe Arsenalit.
Megjithatë, mesfushori francez do të qëndrojë përsëri pushim. Ole Gunnar Solskjaer konfirmoi lajmin gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes kundër AZ Alkmaar në Holandë.
“Pas një konsulte me një specialist vendosëm që lojtari ka nevojë për disa ditë pushim”, thekson trajneri norvegjez. E sigurt do të jetë mungesa e tij në ndeshjen evropiane dhe Newcastle në kampionat.
Më pas vjen pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve dhe kampioni i botës do të ketë mundësi për t’u rikuperuar më qetë. /abcnews.al