Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku tre persona mes të cilëve një vajzë 11 vjeçare janë sulmuar nga disa qen. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në Birmingam ku vogëlushja mësohet se po ecte afër qenit që ishte me pronarin dhe në një moment ai është egërsuar dhe e ka kafshuar.
Ndërkohë dy persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shpëtuar vajzën dhe janë kafshuar në këmbë dhe në shpatull.
Si pasojë, të tre të lënduarat janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Përmes pamjeve të publikuara nga mediat e huaja shihet momenti kur 11 vjeçarja pas sulmit bie në tokë. Ndërkohë pas sulmit qeni ka vrapuar nëpër rrugë duke ndjekur persona të tjerë por fatmirësisht është kapur dhe dërguar për kontroll tek veterineri. /abcnews.al