Petkoviç: Rezultatet e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përcaktohen nga formimi i ZSO-së

schedule13:06 - 10 Shtator, 2023

schedule 13:06 - 10 Shtator, 2023

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç këtë të dielë ka thënë se vazhdimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës varet ekskluzivisht nga kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, i cili prej muajsh, si me veprimet e tij politike ashtu edhe me dhunën e terrorin në terren, ka bllokuar zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme.

Sipas Petkoviçit, Kurti insiston se po bën të kundërtën e normalizimit, ndaj çdo ditë kërkon të përshkallëzojë situatën politike dhe të sigurisë në terren.

“Rrjedha dhe rezultatet e dialogut Beograd-Prishtinë janë të përcaktuara në radhë të parë nga formimi i Unionit të Komunave Serbe në mënyrën e dakorduar në Bruksel, për të cilin serbët nga Kosova dhe Metohia kanë pritur më shumë se 10 vjet, por Kurti shtiret si i paaftë dhe përpiqet në çdo mënyrë që të mos i përmendë as këto detyrime, prandaj Beogradi do t’ia kujtojë gjithmonë këtë dhe do të insistojë në formimin e ZSO-së, sepse vetëm kështu serbët do të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre kolektive në këto zona”, tha Petkoviç./abcnews.al