Veliaj takim me delegacionin e CSU-së

schedule17:55 - 2 Tetor, 2019

schedule 17:55 - 2 Tetor, 2019

Tirana është një qytet me zhvillim dhe me të ardhme të mirë. Kështu e vlerësoi kryeqytetin shqiptar kryetari i Grupit Parlamentar të CSU-së në Landtagun e Bavarisë, Thomas Kreuzer.

Kreuzer bashke me  një delegacion parlamentarësh të kësaj force u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Temë diskutimi mes tyre ishin marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe perspektiva evropiane të Shqipërisë.

Kreuzer falënderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen, ndërsa theksoi zhvillimin që ka pësuar Tirana dhe mundësitë që ky qytet ka për një të ardhme më të mirë.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i falënderoi për mbështetjen që CSU i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe sidomos për vendimin për çeljen e negociatave./ABC News Albania 24/7