Për të përshkuar një distance prej 500 metrash një autoambulancë në Tiranë, paraditen e sotme, i janë dashur 10 minuta kohë. Shkak është bërë trafiku i rënduar në zonën e unazës në kryeqytet. Megjithëse me sirena të ndezura drejtuesi i saj e ka pasur të pamundur të çante vargun e automjeteve në radhë për të dërguar të sëmurin drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. As tentativa për të ecur mbi trotuar nuk e ka ndihmuar. Trafiku në rrugët e Tiranës ditët e fundit është kthyer në problem për shumë drejtues mjetesh./abcnews.al