PD jashtë zgjedhjeve, Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Hera e fundit!

schedule15:07 - 9 Shtator, 2023

schedule 15:07 - 9 Shtator, 2023

TIRANË – Lulzim Basha pastroi përfundimisht PD nga kundërshtarët e tij, të vjetër e të rinj. Ai mblodhi këtë të shtunë Këshillin e tij Kombëtar dhe propozoi në poste të partisë, emra që e ndihmuan në ardhjen e tij për herë të katërt në krye të PD. Enkelejd Alibeaj u shpërble me postin e të dytit në parti, atë të Sekretarit të Përgjithshëm, ndërsa nga Kryesia u hoqën të gjithë deputetet, që u rreshtuan në krah të Gazment Bardhit.

Kjo është ndarja finale e Lulzim Bashës me Gazment Bardhin, ish-numri 2 i PD-së, dhe një ndër bashkëpunëtorët e tij më të afërt më parë.

Së bashku me të, nuk kanë vend më sic duket në Partinë Demokratike dhe deputetët pranë Bardhit. Askush nga ata nuk u propozua prej Lulzim Bashës në Kryesinë e tij të re.

“Ky hap i jep hov të ri aksionit tonë politik, që për shumë gjatë u largua nga detyra jonë parësore, ajo e të qenurit në shërbim të demokratëve, të qytetarëve, të Shqipërisë.”

Zëvëndësimi i kundërshtarëve me mbështetës të tij, do i jap një restart tjetër PD-së, tha Lulzim Basha, në mesazhin e shkurtër që u përcolli 246 anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar.

“Na takon ne të japim prova se ua kemi lënë të tjerëve obsesionin për karrike.”

Lulzim Basha do e delegojë postin e kreut të grupit parlamentar, sic tha ai dhe zëvendësuesit e tij të mundshëm janë 3, deputeti Kreshnik Collaku, Orjola Pampuri, Flutura Acka. Për nënkryetar është popozuar dhe Roland Bejko, kandidati i PD për bashkinë e tiranës, më 14 maj. Pritet të shihet nëse Basha do të mbaj 4 nënkryetarë apo do I reduktojë emrat, në bazë të numrit të votave që ata morën në Këshillin Kombëtar.

Megjithatë, Basha u kujdes ta thotë qartë, që Kukësi është sfida elektorale, e fundit që PD-ja e tij nuk propozon kandidat.

“Dëshmi e kostove që ngjarjet brenda nesh kanë prodhuar, janë edhe zgjedhjet e Kukësit. Ne respektuam vullnetin e Degës së Kukësit për të mos nxjerrë kandidat, sepse është dhe përgjegjësia jonë, e të gjithëve bashkë, që për një kohë të gjatë u morëm me luftën me njëri-tjetrin dhe jo me ringritjen dhe riorganizimin e partisë. Pork jo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje”

Për të bindur mbështetësit e tij për këtë, Lulzim Basha nuk do të pres 2025 për të nxjerrr të gjithë emrat, që do të garojnë për vende në Parlament. Lista e tij, tha ai do jetë gati në muajin mars./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!