Icardi: Goli t’i shëron dhimbjet, po përshtatem shpejt falë… spanjishtes

schedule14:05 - 2 Tetor, 2019

schedule 14:05 - 2 Tetor, 2019

Mauro Icardi gjeti golin e parë me PSG mbrëmjen e kaluar. Sulmuesi shënoi përballë Galatasarayt në Stamboll dhe i dhuroi tre pikë të tjera ekipit në Champions League.

26-vjeçari argjentinas nuk e fsheh kënaqësinë në prononcimin e dhënë për Le Parisien, teksa flet edhe për përshtatjen me ekipin e ri dhe formën e tij fizike.

Jam shumë i lumtur, sidomos për fitoren e ekipit. Goli më gëzon dhe rëndësi ka që na dhuroi tre pikët. Po rikuperohem fizikisht dhe po e marr veten. Nuk jam akoma në 100% të formës, por goli t’i shëron dhimbjet.

Përshtatja te PSG po shkon shumë mirë. Fakti që ka shumë lojtarë në ekip që flasin spanjisht mi ka lehtësuar gjërat. Në ekip kemi lojtarë me shumë kualitet. Di Maria dhe Sarabia janë të shpejtë dhe teknikë me topin. Shohin gjithçka një sekondë përpara të tjerëve dhe ndihmojnë sulmuesit për të shënuar”, përfundon Mauro Icardi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!