Pep Guardiola rrezikon të humbasë një nga lojtarët kyç të skemave të tij. Bernardo Silva publikoi para disa ditësh në “Twitter”, një foto të shokut të tij të skuadrës, Benjamin Mendy. Krahas fotos së tij ka vënë një karton dhe me shaka shkruan: “Gjejeni kush është!”.
Në Angli “shpërtheu” dhe portugezi u cilësua si racist. Mesfushori ofensiv kërkoi falje, Pep Guardiola theksoi se e gjitha ishte një shaka, teksa erdhi mbështetja edhe nga vetë Mendy.
Gjithsesi, Federata Angleze është gati të dënojë me 6 ndeshje pezullim Bernardo Silvën për sjellje të pahijshme në rrjetet sociale. Sigurisht që një dënim i tillë është i tepruar, ndërsa City shpreson që lojtari të mos detyrohet të mungojë kaq gjatë. /abcnews.al
Breaking: Manchester City’s Bernardo Silva has been charged with misconduct by the Football Association. At risk of a six-game ban #mcfc
— Jacob Steinberg (@JacobSteinberg) October 2, 2019