Me rikthimin e përballjeve të Kombëtareve, në fushë do të zbresë dhe Argjentina, kampione botës, teksa në përballjet e vlefshme për fazën kualifikuese të Botërorit 2026, do të ndeshen ndaj Ekuadorit më 8 shtator dhe Bolivisë më 12 shtator.
Mirëpo, prej kohësh tashmë temë diskutimi në Kombëtaren “albiceleste” është kthyer pjesëmarrja e “pleshtit”, Lionel Messi në Kupën e Botës 2026 dhe për këtë ka folur vetë tekniku i Argjentinës, Lionel Scaloni, i cili nuk hodhi shumë dritë mbi të ardhmen.
“As nuk e di nëse do të jem unë atje. Ose nëse Argjentina kualifikohet. E di që Messi do të bëjë më shumë se sa mundet për të luajtur, ai nuk ka qëllime të tjera. Për ne, ta kemi atë në fushë është e rëndësishme, nuk ka arsye për ta nxituar.
Për respekt, pyes: a jemi tashmë të kualifikuar në Kupën e Botës? Jo. Pra, si e dimë nëse njëri prej nesh do të jetë atje? Sido që të jetë, ne të gjithë e duam atë atje”,- u shpreh tekniku i Kombëtares “albiceleste”. /i.m /abcnews.al