Ende nuk ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë në futbollin profesionist, por sërish “gjigandët” e Evropës janë pas tij. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin argjentinas, pjesë e akademisë së Velez Sarsfield, Alvaro Montoro.
“Fantazisti” 16-vjeçar mori gjatë muaji korrik nënshtetësinë italiane dhe gjatë procesit stërvitor të zhvilluar në qendrën e “verdhekuqve” të Roma-s, “Trigoria”, mahniti jo pak drejtuesit e klubit kryeqytetas, të cilët tashmë kërkojnë të sigurojnë shërbimet e adoleshentit.
Mirëpo, jo vetëm Roma, pasi në “ndjekje” të 16-vjeçarit janë dhe “katalanasit” e Barcelona dhe tashmë klubet kanë filluar një “garë” të ethshme mes tyre për të marrë përfundimisht kartonin e Montoro, me këtë të fundit që mund të transferohet si një lojtar i lirë, pasi ende nuk ka një kontratë profesionale me argjentinasit e Velez Sarsfield. /i.m /abcnews.al