Shtatëdhjetë e pesë refugjatë, mes tyre 12 të mitur të pashoqëruar, zbarkuan në agim në plazhin e Sellia Marina, në bregdetin jonian të Katanzaros. Mediat italiane raportojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, me përjashtim të disa infeksioneve të lehta, për shkak të kushteve të pasigurta higjienike të udhëtimit.
Emigrantët janë të gjithë meshkuj dhe me kombësi pakistaneze. Ata ishin në një anije me vela që ndaloi disa metra larg vijës së bregdetit.
Një telefonatë e mbërritur në policinë e Sellia Marina sinjalizoi praninë e anijes. me të mbërritur në vendngjarje ushtria siguroi ndihmën e parë për refugjatët duke i shoqëruar menjëherë në një vend publik të zonës.
Në vendngjarje janë gjithashtu edhe personeli Guardia di Finanza, Questura dhe prefektura e Katanzaros, të cilët po merren me procedurat e identifikimit të emigrantëve. /abcnews.al