Disa lojtarë të ekipit kombëtar të Burundit në hendboll që u zhdukën një muaj më parë në Kroaci, kanë aplikuar për azil në Belgjikë.
Sipas Sekretares së Shtetit belg për Azilin dhe Migracionin, Nicole de Moor, disa nga sportistët e rinj që ishin zhdukur më 9 gusht në Rijeka të Kroacisë, kanë paraqitur tashmë kërkesat e tyre për azil në Belgjikë, ish-fuqia koloniale e Burundit dhe dhe vendi që ka një komunitet të madh të shtetasve burundezë.
Edhe pse Sekretarja e Shtetit nuk specifikoi numrin e aplikantëve për azil nga ky grup, agjencitë belge të shtypit kanë zbuluar se bëhet fjalë për “një pjesë të madhe të ekipit”.
Muajin e kaluar, policia kroate njoftoi se ishte në dijeni të rastit dhe kishte nisur kërkimet për fatin e lojtarëve.
“Policia ka marrë njoftimin për mungesën e shtetasve burundianë që po merrnin pjesë në kampionatin botëror për të rinj.
Të mërkurën rreth 15:30 ata u larguan në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa dhe veprime për gjetjen e hendbollistëve të zhdukur dhe konstatimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante të zhdukjes së tyre”, thuhej në deklaratën e policisë kroate./ h.ll/abcnews.al