Legjendarët Rolling Stones rikthehen pas 18 vitesh me një album

schedule16:02 - 5 Shtator, 2023

schedule 16:02 - 5 Shtator, 2023

Legjendarët Rolling Stones do të rikthehen sërish në muzikë. Grupi i famshëm britanik ka njoftuar se janë duke u përgatitur për të nxjerrë albumin e tyre të parë pas 18 vitesh, që nga “A Bigger Bang” i vitit 2005, i cili arriti në numrin 3 në Billboard 200.

Detajet e albumit të ri të shumëpritur, të titulluar ‘Hackney Diamonds’, do të ndahen në një event në Hackney, në lindje të Londrës më 6 shtator dhe prezantuesi i ‘The Tonight Sho’ Jimmy Fallon nga Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood.

 “Ky është një moment vërtet global që ne duam ta ndajmë me fansat tanë në mbarë botën përmes YouTube”, thuhet në një deklaratë të Rolling Stones.

Ajo u parapri nga postime të fshehta në rrjetet sociale, përmes të cilave logoja ikonë e grupit “udhëtoi” në qytetet kryesore të botës si Nju Jorku, Londra dhe Parisi.

Sipas AP, albumi i 24-të është gjithashtu i pari i Stones që nga vdekja e bateristit Charlie Watts, i cili vdiq në vitin 2021 në moshën 80-vjeçare. Më 26 korrik, legjenda e rock-ut Mick Jagger festoi ditëlindjen e tij të 80-të me Keith Richards, Ron Wood dhe Nile Rodgers./abcnews.al