Ishte shumë pranë shkarkimit në fundin e sezonit të kaluar, mirëpo tekniku italian, Simone Inzaghi arriti të përmbysë gjithçka, duket siguruar finalen e madhet të UEFA Champions League, si dhe të fitonte sërish Kupën e Italisë e për këtë arsye “zikaltërit” kanë vendosur ta shpërnlejnë italianin me një rinovim kontrate.
Marrëveshja për rinovimin kishte arritur kohë më parë teksa vetëm sot është zyrtarizuar gjithçka, pavarësiisht se pritej të ishte deri në fund të sezonit, megjithatë palët kanë rënë dakord për një bashkëpunim afatgjatë.
Ndërkaq, kujtojmë se Inzaghi drejton “zikaltërit” prej 2 vitesh tashmë dhe ka nisur sezonin e tij të tretë. Gjatë “aventurës” së tij në “Meazza”, tekniku italian ka arritur finalen e UEFA Champions League, si dhe ka fituar 2 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa Italie. /i.m /abcnews.al