Pas një vere të ngarkuar në kampin napoletan, ku shumë herë u aludua se mes “bomberit” nigerian Victor Osimhen dhe kampionëve të Napoli është gjetur “gjuha e përbashkët” për gjetjen e një marrëveshjeje për rinovimin e konktratës, duket se gjithçka ka shkuar keq dhe ende mes klubit dhe lojtarit nuk ka ardhur rinovimi i kontratës.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes italiane, “Corriere dello Sport”, agjenti i “bomberit”, Roberto Calenda dhe drejtuesit e klubit napoletan kanë zhvilluar plot 10 takime mes tyre javën e fundit, por ende nuk ka “tym të bardhë” nga “oxhaku” i kampionëve të Serie A.
Gjatë këtyre takimeve u shqyrtuan hipoteza të ndryshme, duke përfshirë rinovimin në 15 milionë bruto dhe klauzola që do të aktivizohen në vitin 2024 për klubet e huaje, por edhe ato italiane. Megjithatë, deri më tani nuk ka mbërritur “po”-ja e shumëpritur që do t’i jepte fund kësaj “telenovele”. /i.m /abcnews.al