Padyshim kjo merkato vere ka qenë një nga më të “çmendurat”, me klubet arabe që kanë arritur të sigurojnë shërbimet e një sërë “yjesh” të futbollit evropian, ku ndër ta janë Karim Benzema, N’Golo Kante e Neymar.
Mirëpo, “gjigandët” e Arabisë Saudite, duket se nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, dhe pas refuzimit të ofertës së parë prej 150 milionë paundësh, skuadra e Al-Ittihad është e gatshme të ofrojë plot 200 milionë paundë, për “faraonin” e Liverpool e për këtë arsye “gjigandët” arabë kanë dërguar këtë të martë, emisarët e tyre në Londër, për t’u përpjekur edhe një herë të fundit, për sigurimin e shërbimeve të “ylli” egjiptian.
Më herët është raportuar gjithashtu dhe për dëshirën që egjiptian ka për të nisur një “aventurë” të re në kampionatin saudit, mirëpo bordi i “të kuqve” dhe veçanërisht tekniku Jurgen Klopp, nuk kanë ndërmend të shesin “yllin” e tyre, sidomos tani që sezoni sapo ka filluar. /i.m /abcnews.al