Aludohej shumë dhe tashmë gjithçka po shkon drejt konkretizimit. Tekniku Xavi do të jetë trajneri i “katalanasve” të Barcelona deri në vitin 2026, me konktratën aktuale të spanjollit që skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Vendimin për zgjatjen e kontratës së tij e ka marrë vetë Presidenti Joan Laport, i cili është shumë i kënaqur me punën e teknikut dhe mirëkuptimin e këtij të fundit, për situatën e vështirë ekonomike që ndodhen “bluagranat”.
Ndërkaq, kujtojmë se Xavi është në krye të pankinës së spanjollëve që nga viti 2021 dhe deri më tani ka arritur të fitojë 1 herë kampionatin dhe 1 Superkupë të Spanjës. Në 94 ndeshje me “katalanasit” ai ka regjistruar 59 fitore, 16 barazime, 19 humbje, ndërsa ekipi ka shënuar 178 gola dhe pësuar 93 të tjerë. /i.m /abcnews.al