Analisti Ridvan Berisha këtë të shtunë në një lidhje direkte për “Ballkan Update”, ka komentuar vizitën e kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut në Kosovë, Ali Ahmeti.
Berisha është shprehur se vendimi i Ahmetit për të mos takuar Kurtin është një acarim marrëdhënies midis dy palëve që sipas tij nuk do të zgjasë shumë.
Ndër të tjera ai ka theksuar se tensionet që duken mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë një periudhë sezonale dhe hatërmbetje e kohës.
“Më duhet një publicitet i avaruar marrëdhëniesh një acarim rajonal mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kemi një përkeqësim marrëdhëniesh me s kryeministrit të Kosovës, me kryetarin e Oartisë Shqipotare me kryeministrin e Maqdoninë se Veriut. Vizita e Ahmetit në Kosovë në kompaninë e njohur të prodhimit të Devollit duket se është një kthim shuplake ndaj kryeministrit Kurti, edhe pse zoti Ahmeti ka shumë miq në Kosovë. Vizita e tij bashkë me ministrat e tij është një sinjal për kryeministrin Kurti i shpërfilljes që ai i bëri më parë Ahmetit, është një periudhë kalimtare, nuk besoj se do të tundojë politikën në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut por janë thjesht hatërmbetje të kohës”, ka thënë ai. /abcnews.al