Kryeministri Edi Rama paralajmëron se nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit asnjë person që ndot mjedisin. Kreu i qeverisë ka publikuar një video të policisë që shoqëron drejtuesin e një kamioni pas hedhjes në inerteve në rrugë, ndërsa shprehet se policia me dorë të hekurt s’do të falë askënd.
Postimi i kryeministrit Rama:
?T’i hedhësh pa kokëçarje mbetjet inerte kështu në rrugë nuk është thjesht papërgjegjshmëri naive, por dashakeqësi për sigurinë e makinave që kalojnë aty, për banorët, për ekipet e pastrimit që duhet të bëjnë një punë të dyfishtë në normalizimin e situatës pas një skandali të tillë ?
???Policia e Shtetit po monitoron terrenin për të gjitha rastet e ndotjes së rrugëve, nga shishja më e vogël deri tek paturpësi të tilla, dhe me dorë të hekurt s’do të falë asnjë që ndot pasurinë tonë të përbashkët??
#VetëmPërpara➡️??