Prej një muaji Uzina e Përpunimit të Naftës në Ballsh ka ndalur punën. Shkak është bërë mungesa e lëndës së parë, naftës bruto, të cilën e zotëron në masen 85 % në shkallë vendi, Bankers Petroleum. Për këtë arsye naftëtarët kanë protestuar sërish dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë pasi nga puna në uzinë varet jetesa e 1000 familjeve. Problemi mes Uzinës së naftës në Ballsh dhe Bankers Petroleum, është i hershëm. Si pasojë 1000 naftëtarë mbeten pa punë për muaj të tërë. /abcnews.al
Naftëtarët e rafinerisë së naftës në Ballsh sërish në protestë
schedule10:56 - 1 Tetor, 2019
schedule 10:56 - 1 Tetor, 2019