Me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Republikës Popullore të Kinës, në sheshin Tian’anmen të Pekinit u mbajt një miting i madh solemn. Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së, kryetari i shtetit dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm.
Pas mitingut nisi parada e madhe solemne me pjesëmarrjen e afro 15000 personave. Kjo ishte parada me përmasën më të madhe të viteve të fundit. Pas paradës u zhvillua edhe mitingu i masave popullore, ku morën pjesë mbi 100 mijë persona.
Në fjalimin e tij, presidenti kinez Xi Jinping u shpreh se Kina socialiste është një vend i fuqishëm në Lindje të globit dhe nuk ka asnjë forcë që mund ta lëkundë statusin e Kinës dhe që mund të pengojë hapat e përparimit të popullit e të kombit kinez.
Xi Jinping vuri në dukje gjithashtu se Kina do të ngulë këmbë në parimin “bashkimi paqësor” dhe politikën “një vend, dy sisteme” për të ruajtur zhvillimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të Hong-Kongut dhe të Makaos si dhe për të nxitur zhvillimin paqësor të marrëdhënieve midis ngushticës së Tajvanit.
Gjatë 70 viteve, Kina ka arritur rezultate të pasura në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, duke u bërë ekonomia e dytë më të madhe në botë dhe vendi më i madh lidhur me tregtinë e mallrave e rezervën valutore, si edhe duke u renditur e dyta për sa u përket investimeve jashtë vendit. Jetëgjatësia mesatare e njerëzve është rritur nga 35 vjet në vitin 1949 në 77 vjet, ndërkohë që në Kinë është krijuar sistemi më i madh i sigurimeve shoqërore në botë./ABC News Albania 24/7