Flakët e zjarrit kanë përfshirë një apartament në katin e parë të një pallati në qendër të Lushnjes.
Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pallat 5 katësh, në një banesë ku një e moshuar ka qenë duke gatuar, por një moment ajo është larguar duke bërë që flakët nga bombola që ajo po gatuante të përhapen me shpejtësi në të gjithë shtëpinë.
Flaktë kanë rrezikuar të gjithë ndërtesën por ka qenë ndërhyrja e zjarrëfikëses që ka bërë të mundur neutralizimin e tyre dhe shuarjen.
Ndërkohë e Moshuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al