Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se nuk mund të ketë paqe nëse territoret e pushtura nuk i kthehen Ukrainës.
Deklaratën, Zelensky e dha në forumin e biznesit të Shtëpisë Evropiane Ambrosetti në Itali, shkruan Sky News.
Ai ka ripohuar qëndrimin e tij se Ukraina nuk mund të shohë një “paqe të qëndrueshme” me Rusinë nëse nuk kthehen të gjitha territoret e pushtuara.
Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia, Krimea dhe Khersoni janë aktualisht të pushtuara nga Rusia.
Rusia po zhvillon aktualisht zgjedhje të rreme në Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson me shpresën për të “legjitimuar” disa guvernatorë të mbështetur nga Moska në rajon./abcnews.al