Anglia, Southgate publikon listën me 26 “të përzgjedhurit” e përballjeve të shtatorit

schedule16:28 - 31 Gusht, 2023

schedule 16:28 - 31 Gusht, 2023

Teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga përballjet e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, tekniku i Kombëtares anglez, Gareth Southgate ka prezantuar këtë të enjte, listën me 26 lojtarët që do të përfaqësojnë “3 luanët” në dy ndeshjet e radhës.

Ajo çka bie në sy, në listën e teknikut anglez është prezenca e qendëmbrojtësit të Milan, FIkayo Tomori, si dhe e mesfushorit, që tashmë luan në Arabinë Saudite, Jordan Henderson. Në Kombëtare ka gjithashtu dhe prurje të reja, me “bomberin” e Arsenal, Eddie Nketiah, i cili do të ketë nderin të debutojë me fanellën e “3 luanëve”.

Ndërkaq, kujtojmë se fillimisht Kombëtarja e “tre luanëve” do të përballet me Ukrainën më 9 shtator, në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Evropian dhe vetëm 3 ditë më vonë do të zhvillojë një “miqësore luksi” ndaj Skocisë.

Lista e plotë:

Portierë: Sam Johnstone (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Arsenal)

Mbrojtësit: Ben Chilwell (Chelsea), Levi Colëill (Chelsea), Lewis Dunk (Brighton), Marc Guehi (Crystal Palace), Harry Maguire (Manchester United), Fikayo Tomori (AC Milan), Kieran Trippier (Newcastle United), Kyle Walker (Manchester City)

Mesfushorët: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Jude Bellingham (Real Madrid), Connor Gallagher (Chelsea), Sulmues Jordan Henderson (Al-Ettifaq), Kalvin Phillips (Manchester City), Declan Rice (Arsenal)

Sulmuesit: Eberechi Eze (Crystal Palace), Phil Foden (Manchester City), Jack Grealish (Manchester City), Harry Kane (Bayern Munich), James Maddison (Tottenham Hotspur), Eddie Nketiah (Arsenal), Marcus Rashford (Manchester United), Bukayo Saka (Arsenal), Callum Wilson (Newcastle United). /i.m /abcnews.al