Gjykata e Fierit ka caktuar masën “Arrest me burg” për Albin Mecinin, i cili u arrestua ditën e mërkurë me 2 çanta brenda ku ndodheshin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë.
Po ashtu nga kontrolli i zonës ku u arrestua Albi Mecini u gjet një tjetër automjet në brendësi të të cilit ishin 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.
Albi Mecini dyshohet se do të vriste në Fier një emër të njohur të botës së krimit të këtij qyteti.
Sakaq, ai ka lidhje me rrëmbimin e dy personave në Sarandë, më datë 09.04.2023./abcnews.al