Në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni, është hedhur një mjet shpërthyes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Për këtë ka shkruar Ndërmarrja Trepça duke theksuar se nga ky shpërthim ka vetëm dëme materiale.
“Ndërmarrja Trepça Sh.a njofton se mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me granatë dore Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Trepça Sh.A z.Bahri Hyseni. Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u marrë me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, është bërë e ditur në njoftim./KosovaPress