Jo vetëm Tagliafico, United kërkon dhe “yllin” e mbrojtjes së Chelsea

schedule18:56 - 29 Gusht, 2023

schedule 18:56 - 29 Gusht, 2023

Me anësorin anglez të mbrojtjes, Luke Shaë tashmë të dëmtuar, “djajtë e kuq” të Manchester United janë në kërkim të një anësori të ri për krahun e majtë të prapavijës dhe pas nisjes së negociatave për argjentinasin Nicolas Tagliafico, duket se kanë dhe një objektiv tjetër.

Bëhet fjalë për spanjollin e mbrojtjes së Chelsea, Marc Cucurella, për të cilin është raportuar në media se “djajtë” e United kanë bërë një ofertë, mirëpo ende nuk dihet sesa është shifra ekzakte.

Ndërkaq, kujtojmë se Cucurella kaloi te Chelsea nga “pulëbardhat” e Brighton për shifrën e 62 milionë paundëve në verën e vitit 2022 dhe sezonin e shkuar realizoi në total 24 paraqitje, ku arriti të asistojë dhe 2 gola. /i.m /abcnews.al