“Dua drejtësi”
Me dhimbjen e një prindi që ka humbur fëmijën Agim Bitri kërkon drejtësi për djalin që ia vranë pak ditë më parë në Itali.
“Dua drejtësi për fëmijën tim, për çfarë arsye i ka ndodhur kjo, ishte në lule të rinisë dhe nuk e shijoi jetën të krijonte familje”, ka thënë ai.
Tregon se i biri ka emigruar që 17 vjeç, me te ardhurat qe fitonte nga puna ndihmonte familjen.
“Ka gjashtë vite që jetonte dhe punonte me djersën e ballit”, ka thënë ai.
Nuk i ka mundësitë financiare të shkojë vetë në Itali për të tërhequr trupin e të birit 23 vjeçar, ndaj kërkon ndihmën e shtetit.
“Trupi të vijë sa më shpejt, gruaja akoma nuk e di po e mbajmë në spitale, unë nuk kam mundësi që të iki nuk kam as pasaportë asgjë”, është shprehur babai i tij.
Klajdi Bitri u vra nga një shtetas algjerian me nje shtize peshkimi teksa po përpiqej të shuante një sherr mes vrasësit dhe një mikut të tij italian. I riu shqiptar ndërroi jetë në duart e vëllait 18-vjeçar i cili ishte i pranishëm në vendngjarje./abcnews.al