Ditët e fundit, UNICEF ka dorëzuar 20 ambulanca neonatale për të porsalindurit në Ukrainë në mbështetje të nismës së Zyrës së Zonjës së Parë të Ukrainës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Këto ambulanca janë të pajisura me pajisje NICU që ofrojnë kujdes urgjent për nënat dhe foshnjat në rrugë.
“250,000 foshnja kanë lindur në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Kjo do të thotë se nënat e tyre kanë qenë dëshmitare të sulmeve ajrore, janë fshehur në strehimore dhe janë ndjerë nën stres.
Ndonjëherë ato kanë luftuar për të pasur kujdes shëndetësor në kohë, herë të tjera u është dashur të lindin në kushte të papranueshme.
Numri i lindjeve të parakohshme është rritur me 10% vetëm vitin e kaluar, dhe kjo është rezultat i drejtpërdrejtë i luftës.”, thuhet në njoftim./abcnews.al

