Vdekja e kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin pas shpërthimit të avionit vijon që të jetë një ndër çështjet më të diskutuara në botë.
Së fundmi në mediat e huaja thuhet se një tjetër hipotezë është hedhur në lidhje me shkaqet e shpërthimit të avionit, ku dyshohet se bomba ka qenë e vendosur brenda kondicionerit reaktiv të Yevgeny Prigozhin.
Mediat ruse shkruajnë se tek kondicioneri mund të jetë vendosur një bombë, e cila është zëvendësuar për një defekt më 19 gusht.
Ndërkohë këtë të martë pritet që në nder të kreut të Wangerit të bëhen homazhe në shumë memorialë të Moskës, por mbizotëron heshtja për funeralin dhe varrimin e tij. Ndër të tjera në media thuhet se ceremonia mund të mbahet me dyer të mbyllura në Shën Petersburg.
Gjithashtu kishte pasur propozime të ndryshme, flitej veçanërisht për Bakhmout. Por duket se autoritetet po përpiqen që lamtumira e fundit për Prigozhin, të mos kthehet në një ngjarje në mbështetje të mercenarëve dhe për këtë arsye mendohet se do mbahet në mënyrë private.
Asgjë nuk dihet as për varrimin, i cili dyshohet se mund të bëhet një vend adhurimi. Pra, gjithçka mbetet e mbuluar me mister./abcnews.al